Banorët marrin surprizën e madhe nga “Vëllai i Madh”

Me rastin e ndërrimit të viteve, “Vëllai i Madh” ka menduar që të surprizojë fansat në mënyrën më të bukur.

Marketing

Në një zarf të bardhë të dërguar nga “Vëllai i Madh”, Arjola ka lexuar dhuratën që është menduar për ta në këtë mbrëmje festive.

Do të jenë familjarët e tyre, ata të cilët kanë gatuar për ta ushqimet e tyre të preferuara për t’ia bashkangjitur tryezës festive të Vitit të Ri. E menjëherë banorët nisën duke hamëndesuar se çfarë mund të kenë gatuar familjarët.

Iliri tha se mami mund të ketë bërë byrek, ndërsa Arjola tha fli.

Gjithashtu sonte gjithë Shqipëria pret që të shohë shfaqjen që ata kanë përgatitur prej disa ditësh. “Vëllai i Madh” i inkurajon që të shkëlqejnë ashtu siç ata dinë gjithmonë.