Banori i fshatit Haraçinë e godet Milikijen

Banori i fshatit Haraçinë, Selver Ramadani, shpreh haptazi pakënaqësi nga puna e kryetares së komunës, Milikije Halimi. Ai thotë se Halimi dhe LSDM nuk kanë realizuar asnjë premtim parazgjedhor në këtë komunë, kurse gjendja më e vështirë është me ujësjellësin.

Marketing

“Tani tre muaj nuk kemi ujë. Kjo nuk ndodh as në Afrikë”, shprehet Selver Ramadani i revoltuar. Ai akuzon se kryetarja e komunës nuk ka përmbushur as premtimet tjera që i dha para zgjedhjeve.

“Kishte deklarime që i ka siguruar 6 milionë denarë për ujësjellësin, për kanalizimin, por gjithçka mbeti gënjeshtër. Të vetmet punime që janë bë deri tani janë financuar nga biznesmenë privatë”, thekson Ramadani.