Barazia, kusht për ekzistencën e Maqedonisë!

Latif Arifi

Marketing

Maqedonia ndodhet në udhëkryqin më të rëndësishëm në historinë e ekzistencës së vet që nga viti 1991.
Problemet e shumta, të akumuluara me vite, që nga pavarësia e Maqedonisë, doemos se kërkojnë zgjidhje, dhe se Maqedonia përfundimisht duhet të bëhet shtet sovran , i lirë dhe i barabartë për të gjithë qytetarët e saj, me perspektiv të qartë europjane dhe euroatlantike.

Qytetarët e këtij vendi, e në veçanti shqiptarët ndjehen tejet të lodhur, me qeverisjen kriminale të 27 viteve të fundit, sidomos me përrallat e pafund` të lirisë dhe barazisë.

Në perspektivën e tyre , pas ballafaqimit me probleme të panumërt dhe të vazhdueshme të natyrave të ndryshme, që nga rrahjet,vrasjet, burgosjet, raste të montuara, diskriminim ekonomik e burokratik, spastrim të fshatrave të tëra, deri te pasiguria e poshtërimi i vazhdueshëm, shqiptarëve su mbetet gjë tjetër veç të konstatojnë se Maqedonia ka vetëm një mundësi për të rruajtur eksistencën e vetë dhe ta gjej rrugën e duhur në udhëkryqin që ndodhet. Prandaj kjo rrugë është edhe e vetmja, që më në fund shqiptarëve tu njihet statusi i barabartë, si komb shtetformues në shtetin e përbashkët.

Tani më, që veç janë hapur procedurat për ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon diskutimi i Amandamentetve të propozuara, është momenti i duhur që krahas problemeve me fqinjët , njëherë e përgjithmonë të zgjidhen edhe problemet e brendshme etnike dhe të fillojmë së bashku të ndërtojmë një shtet me shoqëri të barabartë për të gjithë, jo vetëm deklarativisht.

Prandaj sot, më tepër se kurrë, shqiptarët në këto çaste vendimtare duhet të dëshmojnë, fillimisht para vetes e pastaj para të tjerëve se kanë fuqi politike të një kombi shtetformues.

Barazia nuk duhet të jetë synim politik, ose temë diskutimi,e as më pak çështje kompromisi, por barazia duhet të jetë abc-ja, prej ku fillon politikbërja te shqiptarët

Andaj rrjedhimisht, shqiptarët s`është patjetër ti lusin maqedonasit për qeverisje. U takon atyre të vendosin se a duan të shpëtojnë shtetin dhe të pranojnë të jetojnë me shqiptarët si të barabartë, apo do të zgjedhin rrugën opsionit tjetër në udhëkryqin që ndodhen, të federalizojmë shtetin dhe të kemi pushtete dhe institucione të ndara.
Barazia, nuk është dhe nuk duhet interpretuar si një nga kërkesat e shqiptarëve, ajo është kusht për ekzistencën e vetë shtetit të Maqedonisë.

Prandaj edhe angazhimi deputetëve shqiptarëve në Kuvend, , medoemos duhet të jetë në këtë vijë, konform këtij kushti, ndërsa veprimi i tyre duhet të jetë i kthjelltë, gjakftohtë dhe arsyeplotë, gjatë diskutimit dhe sidomos aktit të votimit të miratimit të Preambulës së Kushtetutës dhe neneve tjera , duke pasur parasysh të vërtetën historike, dhe përgjegjësinë qytetare.

Prandaj,sjellja e vendimeve historike, përveç meritave, përmban edhe përgjegjësi historike dhe dënim për lëshimet dhe kompromiset e qëllimshme eventuale ndaj këtyre synimeve!

Marketing