Barça e gatshme t’i paguajë mbi 220 milionë euro për Harry Kane

Pasi që qendërsulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është afër t’i mbushë plot 32-vjeç dhe ka pasur probleme afatgjate me gjurin e tij, gjiganti spanjoll është duke kërkuar për një zëvendësues për uruguaianin.

Marketing

Dhe qendërsulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, i cili do të ndeshet me Barcelonën këtë të martë në Ligën e Kampionëve, është lojtari numër një më i kërkuar në listën e klubit katalonas, transmeton Gazeta Express.

Tottenhami insiston për ta mbajtur sulmuesin e Anglisë në skuadër, megjithatë klubi mund të bindet për shitjen e tij nëse vjen një ofertë e mirë për anglezin, dhe tani raportohet se Barcelona është e gatshme t’i shpenzojë 225 milionë euro për ta blerë Kane.

Edhe sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, dhe talenti brazilian i Evertonit, Richarlison, janë nën radarin e Barcelonës.
Megjithatë, numri një në listën e lojtarëve të kërkuar nga kampioni spanjoll është Kane, i cili mund ta vulosë këtë interesim me një paraqitje të mirë në ndeshjen e së martës.

Marketing