Barcelona po përgatit ofertën e fundit për PSG-në që të risjellë në “Camp Nou” brazilianin Neymar. Ky i fundit do të largohet nga Parisi dhe kampionët e Francës janë dorëzuar, ata duan ofertën e duhur për ta lënë të lirë.
Drejtuesit e katalanasve nuk kanë hequr dorë, pavarësisht se larguan Coutinhon drejt Bayern Munchen-it. Dembele nuk pranon që të kalojë në Paris dhe alternativa e vetme janë paratë kesh.
Kampionët e Spanjës nuk japin më shumë se 100 milionë euro dhe po mendojnë futbollistët që do t’i ofrojnë ekipit të Tuchel. Situata është mjaft e nxehtë dhe koha po skadon, prandaj kjo ofertë pritet të jetë përfundimtare për Neymarin.