



Barcelona ka avansuar bisedimet me sulmuesin anësor, Ansu Fati, në lidhje me marrëveshjen e re.
Kontrata e tanishme e spanjollit skadon në vitin e ardhshëm dhe kjo e ka shtyrë klubin që t’i fillojë bisedimet me agjentin e tij.
Klubi e sheh Fatin si prospektin më të madh të skuadrës, madje i ka besuar numrin 10 pas largimit të Messit dhe tani janë në bisedime me agjentin e tij Jorge Mendes kështu që marrëveshja e re mund të ndodh.
Fati pësoi një lëndim vitin e kaluar i cili e mbajti jashtë fushave për 290 ditë ndërsa tani është rikthyer në stërvitje të plota.