Skuadra e Barcelonës ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare për yllin brazilian, Neymar Jr.
Gjatë ditës së sotme është raportuar për rikthimin e mundshëm të Neymar në ‘Camp Nou’, dhe hapat që Barcelona ka ndërmarr në këtë drejtim.
Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës kanë udhëtuar sot drejt Parisit, ku janë takuar me drejtorin sportiv të PSG, Leonardo.
Sipas raportimeve të gazetarit Albert Lesan, Barca ka bërë ofertën e parë zyrtare për PSG.
80 milionë euro + shërbimet e Philippe Coutinho është oferta me të cilën katalanët kanë hapur negociatat.
PSG kanë bërë të ditur më herët se kërkojnë para, kurse Barca janë shprehur se mënyra e vetme është shkëmbimi.
Thomas Tuchel në anën tjetër ka insistuar se dëshiron Ousmane Dembele në ofertën për Neymar. Mbetet të shihet se si do të mbyllen negociatat.