Barcelona ka arritur të shënojë fitore të thellë kundër Napoli, për t’i dhënë fund fazës parasezonale në mënyrë spektakolare.
Kampionët e La Liga ishin të pamëshirshëm ndaj Napoli, duke regjistruar në fund fitore me rezultatin 4:0, shkruan lajmi.net.
Napoli luajti një pjesë të parë mjaft të mirë, por pranuar katër gola në 18 minuta, dy prej të cilave aludohet të kenë qenë nga pozita jashtë loje.
Serinë e golave në këtë takim e hapi Luis Suarez, i cili realizoi në minutën e 48’, për rezultatin 1:0, shkruan lajmi.net.
8 minuta pas uruguaianit, Antoine Griezmann gjeti rrugën e golit, gol ky që ishte i pari me fanellën e skuadrës së Barcelonës, pas një aksioni të rrjedhshëm të skuadrës.
Suarez gjeti rrugën e rrjetës edhe një herë tjetër në minutën e 58’, për të vulosur fituesin e këtij takimi, por jo edhe rezultatin final, të cilin e vendosi Ousmane Dembele, në minutën e 63’ të takimit.
Barcelona tashmë do të përgatitet për ndeshjen e parë në La Liga, të cilën e luan në udhëtim, kundër Athletic Bilbao.
https://twitter.com/i/status/1160321376814862336