Barcelona ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri të La Ligas.
Të “traumatizuar” nga largimi i Leo Messit, katalonasit arritën të dalin me pikë të plota nga Camp Nou.
Barca kaloi në epërsi me golin e Gerard Pique në minutën e 19-të të ndeshjes.
Reazultatin e dyfishoi Braithëaite në fund të pjesës së parë pas një gabimi të Adnan Januzajt.
I njëjti shënoi edhe golin e tretë për katalonasit në minutën e 59-të të ndeshjes.
Real Sociedad për pak sa nuk u kthye në lojë kur shënoi dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes.
Fillimisht realizoi Lobete Cienfuegos në minutën e 82-të e më pas edhe Oyarzabai në minutën e 85-të.
Golin e katërt për Barcën e shënoi Sergio Roberto në minutat shtesë të ndeshjes.
Këto janë tri pikët e para të Barcelonës në sezonin e ri.
Nga tri pikë i kanë grumbulluar edhe Real Madrid, Atletico Madrid dhe Valencia.