Barcelona e fillon me këmbë të mbarë vitin 2022

Barcelona ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e parë të vitit 2022.

Katalonasit kanë mposhtur Mallorcan me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 19-të të La Ligas.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi De Jong në minutën e 44-të.

Ter Stegen bëri një pritje vendimtare në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barcelona është në vendin e pestë me 31 pikë, 15 më pak se Reali që kryeson tabelën dhe një më pak se Atletico në vendin e katërt.

Marketing