Barcelona e ka të gatshëm ‘Lamine Yamalin e ardhshëm’ – del në skenë 13-vjeçari nga La Masia (VIDEO)

Barcelona mund të ketë zbuluar yllin e saj të ardhshëm. Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon talentin e jashtëzakonshëm të 13-vjeçarit Adam Qaroual, i cili luan për ekipin Infantil B të akademisë legjendare La Masia, shkruan Insajderi.

Në pamjet e publikuara, Qaroual shihet duke dribluar pesë lojtarë kundërshtarë para se të asistojë një gol spektakolar – një lëvizje që ka mahnitur tifozët dhe ekspertët e futbollit.

Akademia La Masia njihet për prodhimin e emrave të mëdhenj si Lionel Messi, Xavi, Iniesta dhe së fundmi Lamine Yamal. Ky i fundit, që u diplomua nga akademia në vitin 2023, ka bërë tashmë 100 paraqitje për ekipin e parë dhe regjistron mesatarisht një kontribut në gol për çdo ndeshje (22 gola dhe 33 asistime).

Tashmë, me talentin e ri Adam Qaroual, Barcelona duket se ka në duart një tjetër diamant të papërpunuar që mund të ndjekë hapat e legjendave të klubit.

https://x.com/ArsenKveFCB/status/1839974298607317031?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1839974298607317031%7Ctwgr%5Efa10fc280622f61a2aaa5c695225df180e490208%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fbarcelona-e-ka-te-gatshem-lamine-yamalin-e-ardhshem-del-ne-skene-13-vjecari-nga-la-masia-video%2F

Marketing