Ballina Sport Barcelona e sheh Xavin si zëvendësues të Koeman

Barcelona e sheh Xavin si zëvendësues të Koeman

Gjiganti spanjoll nuk e ka nisur aspak mire edicionin e ri.

Marketing

Si asnjëherë më parë viteve të fundit Barcelona ndodhet në pozitën e shtatë në La Liga pas pesë xhirove të para.

Kjo ka shtyerë drejtuesit e klubit, në krye me Joan Laporta që të mendojnë për një trajner të ri në ekip, pasi besimi I tyre në Ronald Koeman është zbehur shumë.

Sipas gazetës ‘Marca’, ‘Blaugranët’ po mendojnë ta marrin legjendën e tyre Xavi Hernandez në postin e trajnerit.

Megjithatë, Xavi duket se nuk është plotësisht i bindur të largohet nga ekipi i tij Al Sadd, ku ka arritur suksese mjaft të mëdha në Katar edicionet e fundit.

Shkarkimi i Koeman nga Barça thuhet se është shumë afër të ndodhë, përveç Xavit si zëvendësues të mundshëm të tij po përmenden edhe emra si Roberto Martinez e Erik Ten Haag.

Marketing
Exit mobile version