Barcelona mposhti Real Madridin në një ndeshje miqësore të zhvilluar mesnatën e së shtunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 1:0.
Robert Lewandowski luajti minutat e para me fanellën e klubit katalanas. Ai kompletoi 45 minutat e para.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Raphinha shënoi në minutën e 27-të.
Kjo ishte ndeshja e dytë për Barcelonën në turneun në SHBA dhe e para për Realin. Në ndeshjen e parë, Barça mposhti Inter Miamin me rezultat 6:0.