Barcelona ka arritur të kompletojë nënshkrimin e mbrojtësit spanjoll Cesar Azpilicueta dhe është në bisedime të avancuara me mesfushorin e Milanit Franck Kessie.
Kessie duket se do t’i rrëshqasë nga duart Milanit me parametra 00 në verë,
Azpilicueta dhe Kessie së bashku pritet t’i bashkohen Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës 2022.
Nën udhëheqjen e Xavit, blaugranët kanë arritur të rikthejnë pak formën e humbur në fillimin e sezonit, por ende janë larg formës së dëshiruar.
Barcelona aktualisht mban pozitën e 5-të në tabelë me 35 pikë, 15 pikë larg liderit Real Madrid, 1 pikë larg Atletico Madrid në vendin e katërt dhe 5 pikë larg Real Betis në vendin e tretë.
Milani në anën tjetër është e vetëdijshme për humbjen e Kessie dhe në verë e presin në San Siro mesfushorin e Bordeux Yacine Adli i blerë verën e kaluar por që është lënë në huazim tek klubi francez.
Për Milanin një operacion tjetër është ai i Renato Sanches me të cilin synon të arrijë marrëveshje për afatin kalimtar të verës.