Pas humbjes së javës së kaluar kundër Real Madridit, skuadra e Barcelonës ka arritur këtë radhë fitore, ndonëse me një rezultat të ngushtë. Ndeshja përballë Real Sociedad nuk ka qenë e lehtë, por Barcelona ka arritur të gjejë golin edhe pse në minutat e fundit.
Një prekje topi me dorë nga skuadra kundërshtare, i ka dhënë një penallti Barcelonës, të cilën Mesi e ka kthyer në gol.
Vendasit arritën të shënojnë edhe golin e dytë në kohën shtesë, por u anulua nga VAR-i. Barcelona merr vendin e pare në renditje me 58 pikë, por me një ndeshje më shumë se Real Madridi që luan të dielën ndaj Real Betisit./