Barcelona thuhet se ka hequr dorë nga transferimi i qendërmbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi, pavarësisht që agjenti konfirmoi bisedimet.
Mustafi nuk është në formacionin startues të Mikel Artetas dhe këtë edicion ka zhvilluar vetëm 44 minuta në Premierligë.
Kontrata i skadon në fund të sezonit, por thuhej se ishte afër kalimit të Barcelona.
Sipas Mundo Deportivo, katalunasit nuk kanë interesim për të transferuar fituesin e Kupës së Botës.
Mustafi nuk ka qenë titullar i padiskutueshëm që nga largimi prej Valencia, derisa Arsenali preferon ta shesë muajin e ardhshëm.