Barcelona ka mposhtur Mallorcan.
Skuadra e Xavi Hernandez ka marrë një fitore 2:1 përballë Mallorca, në kuadër të La Liga, shkruan lajmi.net.
‘Blaugranat’ kaluan në epërsi në minutën e 25’ të ndeshjes, me golin e Memphis Depay.
Holandezi shënoi një gol të bukur me ‘gjysmë-volley’, pas një super asistimi të Jordi Alba.
Barca administroi mirë ndeshjen dhe në pjesën e dytë gjeti edhe golin e dytë.
Sergio Busquets shënoi gol të bukur me të majtën, kur po luhej minuta e 54’ e takimit.
Që Barca të mos merrte pikët pa presion u përkujdes Raillo, i cili në minutën e 79’ u gjet më së miri në harkimin e Sevilla.
Barcelona ngritët në 66 pikë dhe mbanë pozitën e dytë, me katër ndeshje nga fundi i sezonit.
Mallorca mbetet me 32 pikë në pozitën 16 dhe do të luftojë deri në fund për mbijetesën. Aktualisht ata kanë një pikë më shumë sesa Granada që është në pozitën e 18.