Barcelona i pagoi miliona euro një mashtruesi për transferimin e Robert Lewandowskit – zbulohet skema

Gjiganti spanjoll Barcelona ishte viktimë e një mashtrimi në vitin 2022 dhe pothuajse humbi një milion euro për shkak të pakujdesisë, gjë që e kanë zbuluar tani mediat katalanase.

Marketing

Ngjarjet ndodhën në verën e vitit 2022 kur Barcelona nënshkroi me Robert Lewandowskin dhe tani faktet kanë dalë në dritë pas një hetimi të kryer nga programi “Que t’hi Jugues” dhe “SER Catalunya” së bashku me “Paper Trail Media” nga Gjermania.

Në fund të korrikut 2022, pasi Barcelona solli Robert Lewandowski për 45 milionë euro plus bonuse, e-maili i drejtuesit të klubit mori një mesazh nga një mashtrues i cili u prezantua si Pini Zahavi, menaxheri i Robert Lewandowski.

Në email, atyre iu kërkua të paguanin një pjesë të komisionit për nënshkrimin e futbollistit në një llogari në Bankën e Qipros. Atyre iu kërkua që të paguanin një komision prej 1 milion eurosh dhe të gjitha të dhënat për pagesën ishin dhënë në email.

Barcelona pagoi paratë, por lëvizja kryesore u ndal nga banka, e cila bllokoi transaksionin. Në llogari kanë shkuar 1 milion euro, por Departamenti i Përputhshmërisë së Bankës e ka bllokuar transfertën për shkak se e ka cilësuar si “rrezik të lartë”, pasi më parë nuk ka pasur transaksione në atë llogari.

Gjithashtu, llogaria është hapur atë muaj dhe pronarët nuk kishin një dokument të vlefshëm që do të justifikonte pagesën.

Një person i paraqitur si menaxher Zahavi ka kontaktuar vazhdimisht me bankën duke kërkuar zhbllokimin e parave, por kjo nuk ndodhi.

Mashtruesi kërcënoi bankën se do të raportonte Barcelonën në UEFA dhe të bllokonte regjistrimin e lojtarëve nëse paratë nuk i viheshin në dispozicion.

Banka e Qipros nuk e pranoi presionin dhe llogaria u mbyll në tetor 2022.

Barcelona u njoftua zyrtarisht ku iu shpjegua se ishte viktimë e një tentative mashtrimi, duke iu kthyer pastaj mjetet në xhirollogaritë e tyre./Telegrafi

 

Marketing