Barcelona ka shënuar fitore ndaj Juventusit, ndeshje e vlefshme për trofeun “Gamper”.
Katalunasit ia dolën të triumfojnë ndaj italianëve me rezultat 3 – 0.
Pas vetëm tre minutave lojë, sulmuesi Memphis Depay në mënyrë të shkëlqyeshëm pranoi topin nga Demir dhe lehtësisht realizoi për 1 – 0.
Juventus pastaj filloi të sulmonte duke rrezikuar përmes Cristiano Ronaldos, gjuajtja e së cilit u ndal nga Neto.
Barcelona gjeti edhe dy gola përmes Demir, respektivisht Griezmann, mirëpo u anuluan për pozitë jashtë loje.
Kësisoj, pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të blaugranasve.
Ndërsa, edhe në pjesën e dytë, Barcelona ishte më kërkuese dhe gjeti golin përmes sulmuesit Martin Braithwaite (53′).
Në minutën e 78-të në ndeshje u inkuadrua edhe shqiptari Rey Manaj, që provoi të gjente golin dhe bëri disa pasime të shkëlqyera, por i pafat.
Derisa pritej fishkëllima e fundit e arbitrit, në skenë doli Riqui Puig që shënoi supergol nga distanca (90+2).
Kësisoj, Barcelona fitoi trofeun “Gamper”, derisa ishte sfida e fundit parapërgatitëse para edicionit 2021/22.