E ardhmja e Philippe Countihos mbetet ende e paqartë.
Barcelona prej kohësh ka nisur punën që ti gjej një ekip të re Coutinhos.
Së fundmi sipas ‘Gazzeta dello Sport’, ‘Blaugranët’, e kanë ofruar futbollistin e tyre te Lazio.
Gjiganti spanjoll duket se nuk llogarit më në yllin e tyre dhe është e gatshme ta largojë.
Megjithatë edhe klubi italian po kalon në një periudhë të vështirë financiare dhe përkundër që e pëlqejnë shumë mesfushorin nuk do të mund ta transferojnë këtë verë.
Braziliani është përballur me lëndime të shumta në dy sezonet e fundit duke bërë që vlera e tij të ulet dukshëm në market.