Raphinha me shumë gjasa do të rikthehet në Angli pas dy viteve të kaluara te Barcelona. Sulmuesi brazilian iu bashkua katalanasve me shumë bujë, por realisht ai ende nuk i ka përmbushur pritshmëritë te Barcelona.
27-vjeçari ka vuajtur edhe nga dëmtimet e shumta, por te Barcelona nuk kanë kohë për të pritur më gjatë dhe po mendojnë shitjen e tij në merkaton e verës. Shkëlqimi i Lamine Yamal është një tjetër arsye që katalanasit duan ta shesin braziliani, pasi nuk konsiderohet më i paprekshëm.
E ardhmja e Raphinha pritet të jetë sërish në elitën e futbollit anglez, aty ku la gjurmë për dy vite sa ishte pjesë e Leeds United. Janë plot pesë skuadra si Tottenham, Arsenal, Liverpool, Newcastle dhe West Ham që janë të gatshëm të transferojnë sulmuesin brazilian në merkaton e verës.
Barcelona është e gatshme ta largojë dhe po pret të paktën një ofertë rreth 60 milionë euro, një shumë e cila nuk është problem për klubet në fjalë./h.ll/abcnews.al