Barcelona kthen interesim për Martinez

Barcelona thuhet se ka rikthyer interesimin e tyre për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Marketing

Lautaro nuk duket i kënaqur te Interi dhe mund të largohet në fund të sezonit edhe pse ka kontratë me ‘Nerrazzurët’ deri në vitin 2026.

Prandaj ekipi i Xavi Hernandez kanë kthyer interesimin për argjentinasin.

Sipas ‘Sport’ katalanasit janë të interesuar të nënshkruajnë me Martinez, pasi kërkojnë të përforcohen në sulm, trasnmeton lajmi.net.

Përveç Lauratos, Barca ka shfaqur interesim edhe për Haaland, Lewandowski dhe Nunez.

Mbetet të shihet se cili do të jetë sulmuesi i Barcelonës në sezonin tjetër./