Barcelona me sistem të ri loje – Roberto i sakrifikuari i parë

Barcelona ka filluar të ndryshojë stilin e saj të lojës, nën urdhrat e Quique Setien.

Marketing

Setien ka filluar të instalojë një sistem të ri loje te Barcelona, duke tentuar të luajë me tre mbrojtës në vijën e fundit.Si pasojë e këtij sistemi, Sergi Roberto është lojtari i parë që është sakrifikuar nga trajneri i ri. Ai, nga mbrojtësi i krahut të djathtë, tashmë ka marrë një rrol më të tërhequr, duke mbajtur vijën e fundit me Gerard Pique e Samuel Umtiti.Kjo lëvizje ka limituar lirinë e Sergi Robertos në fazën ofensive, duke e futur lojtarin në një ‘burg’

Ky është një ndryshim i madh për lojtarin, i cili me raste ka ditur të luajë edhe si sulmues krahu, duke lënë vend për Nelson Semedon në mbrojtje. Dje, spanjolli pati vetëm një rast kur iu afrua zonës së 16-metërshit të kundërshtarëve.Por, lëvizja e Quique Setien pati pasoja edhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Valencias, dhe jo vetëm për lojtarin.

Krahu i djathtë ishte ‘steril’, duke mos prodhuar asnjë rast, me Ansu Fatin që ishte i vetmuar, pa mbështetjen e lojtarit ‘2’, dhe me një Frenkie de Jong të mesfushës, që si pasojë e shpejtësisë së vogël, e kishte të pamundur të hapte telashe për mbrojtësit e Valencias.Te Barcelona, ishte Luis Enrique ai që përdorte me raste sistemin 3-4-3, por ai kishte në radhët e tij një lojtar si Rafinha, i cili është më prodhues sesa Frenkie de Jong kur spostohet në krahë. Kjo i jepte mundësinë Barcës që të ishte më e rrezikshme me atë sistem.Gjithsesi, kjo është vetëm ndeshja e tretë që Barcelona e luan nën urdhrat e Quiqe Setien, dhe taktikat është herët të gjykohen.

Trajneri nuk ka kompletuar akoma dy javë stërvitje me skuadrën.Mbetet të shihet se ku do të jenë përmirësimet në ndeshjen e ardhshme. Sigurisht, krahu i djathtë, me të sakrifikuarin Sergi Roberto, duhet të jetë një nga pozitat që do të rishqyrtohet.Ndryshimi total i sistemit të lojës së Barcelonës, mund t’i kushtojë skuadrës me dështimin e këtij sezoni.