Barcelona merr mësim nga rasti “Neymar”, klauzolë të frikshme për Ansu Fatin

Te Barcelona janë shumë të kënaqur me Ansu Fatin.

Marketing

Talenti 17-vjeçar ka qenë një nga lajmet e pakta të për katalanët në një sezon atipik, në të cilin ekziston rreziku për ta mbyllur sezonin pa asnjë trofe.

Gjithçka do të varet nga ecuria në fazat e fundit të Championsit. Vetëbesimi dhe aftësia e tij për të shënuar gola, pa u impresionuar nga madhështia e rivalit nuk ka kaluar pa u vënë re.

Për drejtuesit blaugranas është domosdoshmëri “blindimi” me kontratë të re afatgjatë i një prej “perlave” më të çmuara që ka prodhuar “La Masia” vitet e fundit.

Tani për tani, Ansu Fati vazhdon të ketë një kontratë si prodhim i akademisë.

Është po kaq e vërtetë që kontrata e tij u përmirësua në fund të vitit të kaluar, kur filloi të spikaste, për të trembur klubet e tjera. Talenti ka firmosur deri në vitin 2022 me klauzolë largimi 170 milionë euro. Por sërish nuk mjafton.

Te Barcelona duan të jenë të sigurt që Ansu Fati do të mos ketë asnjë shans për t’u larguar, duke i paguar klauzolën, sikurse ndodhi me Neymarin.

Ideja është që, tani që ai do të firmosë kontratë si një lojtar i ekipit të parë, të ndryshojë edhe klauzola e largimit.

Sigurisht që kjo të ndodhë, klubi duhet t’i sigurojë një pagë më të lartë.

Nëse Barça e konsideron Ansu Fati “yll”, duhet ta shpërblejë si të tillë. Në çdo rast, paga e tij do të jetë më e ulët se e lojtarëve më të mirë të skuadrës.

Në parim, ideja është që klauzola e re e largimit të jetë rreth 400 milionë euro. Një shifër që duket e paarritshme për çdo klub në kohë krize në futboll për shkak të koronavirusit.