Barcelona mund t’i regjistrojë të gjithë futbollistët, gati për sezonin e ri

Fondi gjerman i investimeve është ende opsioni i parë për të mbyllur levën ekonomike te Barcelona. Burimet e negociatës insistojnë se kanë avancuar shumë me operacionin, i cili do të sillte te Barça 60 milionë euro për shitjen e 16% të “Barça Studio”.

Marketing

Pas shumë javësh negociatash dhe, pas disa paqartësive, Barcelona është shumë afër mbylljes. Tani po, ky operacion ekonomik mundëson të regjistrohen gjashtë lojtarët e rinovuar (Gavi, Araujo, Sergi Roberto, Iñaki Peña, Marcos Alonso dhe Abde), plus tri nënshkrimet e kësaj vere (Gündogan, Oriol Romeo dhe Iñigo Martinez). Po kështu, klubi katalanas do të sigurojë të ardhura të konsiderueshme përmes shitjes së lojtarëve (Kessie do të zyrtarizohet sot në Arabinë Saudite, Dembélé nuk do të zgjasë shumë për t’u bërë pjesë e PSG. Mbeten për t’u sistemuar vetëm Lenglet dhe Dest).

Sipas “Mundo Deportivo”, nga burimet pranë negociatave, klubi është afër mbylljes së operacionit ekonomik me fondin gjerman të investimeve, me të cilin ka filluar të negociojë javë më parë. Siç u theksua që në fillim, negociatat që klubi ka bërë me fondin gjerman do t’i sjellin Barçës plot 60 milionë euro. Kaq ishte shuma që “Orpheus Media” dhe “Socios.com” ndaluan ta paguajnë 15 qershorin e kaluar, kërkuan të shtyhej pagesa në fund vitit, diçka që Barça e miratoi, por nuk e ligjëroi La Liga.

Para trofeut “Joan Gamper”, zëvendëspresidenti i sportit, Rafa Yuste, ishte tashmë optimist se Barça së shpejti mund ta mbyllë këtë operacion ekonomik, me të cilin klubi do të jetë në gjendje t’i regjistrojë të gjithë futbollistët e vet para premierës së kampionatit të ri, kundër Getafe, në transfertë./Telesport.al/

Marketing