Vërshimet në Slloveni: Furrëtari nga Kosova ofroi bukë falas për nevojtarët

Një shqiptar nga Kosova u bë lajm në mediat sllovene.

Marketing

Kjo pasi para disa ditësh ai u shpreh i gatshëm që t’ju dal në ndihmë qytetarëve atje të cilët përballeshin me vërshimet.

Pronari i një furre në qytetin e Novo Mestos, tha se ofron bukë falas për ata të cilët kanë nevojë.

Alban Memqaj, në njoftimin e tij theksoi se për dy orë mund të prodhohen 500 bukë.

“Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë”, thekson Memqaj.

Sllovenia është përballur me vërshime të mëdha gjatë ditëve të fundit.

Si rezultat ka pasur edhe viktima.

Nga vërshimet janë shkaktuar dëme disa miliardëshe.

Marketing