Barcelona për Topin e Artë: Të gjithë e dinë se kush është më i miri

French Football ka vendosur që në vitin 2020, të mos ketë Top të Artë.

Asnjë futbollist nuk do të jetë në gjendje të fitojë çmimin më të madh individual që jepet në futboll.

Marketing

Shkaku i pandemisë COVID-19 dhe situatës së krijuar, revista franceze ‘French Football’, ka vendosur që këtë vit të mos e dhurojë këtë çmim.

Kjo do të hera e parë që ky çmim nuk jepet që nga viti 1956.

Barcelona, është skuadra e parë që ka reaguar pas këtij vendimi, duke publikuar një fotografi të Lionel Messi, ku thonë se të gjithë e dinë se kush është më i miri.

“Ne e kuptojmë. Për më tepër, të gjithë e dinë kush është më i miri”, thuhet në reagimin e Barcelonës.