Barcelona ka marrë tri pikë të vështira por shumë të rëndësishme në shtëpi.
Katalonasit kanë mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së 31-të të La Ligas.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ivan Rakitic në minutën e 71-të pas një asistimi të bukur të Leo Messit.
Me këtë tre pikësh, Barca rikthehet në vendin e parë me 68 pikë, tri më shumë se Reali.
Në këtë pozitë, skuadra e Setien do të qëndroj të paktën 24 orë deri në ndeshjen e Real Madridit.