Ballina Sport Barcelona shokohet në Anfield, Liverpool përmbysë rezultatin dhe kalon në finale(Foto)

Barcelona shokohet në Anfield, Liverpool përmbysë rezultatin dhe kalon në finale(Foto)

Kush do ta besonte? Liverpool ka arritur të bëjë përmbysjen e madhe në ‘Anfield Road’, duke e mundur 4:0 Barcelonën, për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Marketing

Skuadra e Jurgen Klopp, edhe pse me mungesa, arriti të regjistroi një paraqitje mahnitëse për fitore 4:0 ndaj Barcelonës të martën mbrëma, për t’iu dhuruar tifozëve të futbollit një nga përmbysjet më të mëdha që ka njohur ky sport.

Ndeshja e parë në ‘Camp Nou’ ishte fituar nga Barcelona, me rezultat 3:0.

Liverpool e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke shënuar golin e parë që në minutën e 7’, përmes sulmuesit Divorck Origi.

Vazhdimi i pjesës së parë nuk dhuroi gola të tjerë.

Pjesa e dytë ishte e “çmendur”, me tre gola të tjerë të shënuar nga Liverpool.

‘The Reds’ përmes Georginio Wijnaldum në minutat 54’ dhe 56’, shënuan dy gola të shpejtë, për 3:0.

Te goli i dytë i holandezit asistues ishte Xherdan Shaqiri.

Goli i përmbysjes së madhe, që solli edhe kualifikimin e Liverpool, u shënua në minutën e 79’, dhe për autor kishte David Origin, i cili shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje, dhe të katërtin për skuadrën e tij, për 4:0.

Marketing
Exit mobile version