Paris Saint-Germain refuzon ofertën e Barcelonës për Neymar. Gazeta “Le Parisien” ka njoftuar se klubi katalanas ka tentuar të lëvizë me hapat e parë zyrtarë dhe konkretë për një rikthim të mundshëm të brazilianit në “Camp Nou”.
Tentativë që sipas të njëjtit burim informativ, ka hasur në rezistencën dhe injorimin e drejtuesve transalpinë, që kanë refuzuar këtë skenar të katalanasve. Ka qenë vetë presidenti i Barcelonës ai që mësohet të ketë tentuar goditjen, por të paktën për momentin PSG nuk do t’ja dijë.