Barcelona vë në shitje të gjithë lojtarët, vetëm tre janë të paprekshëm!

Barcelona raportohet se është në krizë të madhe financiare. Sipas “The Sun”, Barcelona ka borxhe 600 milionë euro dhe është para kolapsit.

Marketing

Për këtë, skuadra katalonase ka vendosur që të vë në treg të gjithë futbollistët, përveç 3 yjeve.

Messi, De Jong e Ter Stegen janë tre të paprekshmit e Barcelonës.

Lojtarët si Griezmann, Suarez e Pique janë poashtu në listën e shitjes.

Kriza ka bërë që Barcelona të vendos shitjen edhe të Coutinhos i cili do të jetë te Bayerni deri me 30 qershor. Për të kaluar krizën, Barcelona do të pranojë shitjen e yllit brazilian për çmim shumë më të lirë se që e kishte planifikuar më parë.

Koronavirusi ka shkaktuar tërmet ekonomik te Barça ngase të hyrat kanë rënë në 20% ndërsa skuadra është dashur të paguaj gjatë kësaj kohe miliona euro vetëm për paga.