Bardhi flet për herë të parë pas fitores historike ndaj Italisë

Futbollisti i Reprezentacionit të futboll, Enis Bardhi në një intervistë për TV21 ka folur për herë të parë pas fitores së mbrëmshme ndaj Italisë në Play-off e botërorit. Ai thotë se ekipi ende është nën eufori dhe se pret që të vazhdojnë të bëjnë histori.

Marketing

“Është një emocion që nuk mundem ta përshkruaj me të vërtetë. Jemi shumë të kënaqu. Ka edhe një lojë. Është edhe një finale ku do të përballemi me Portugalinë. Ende jemi me euforinë e fitores. I uroj shokëve dhe Federatës dhe të vazhdojmë përpara që të bëjmë histori”, tha Bardhi për TV21.

https://www.facebook.com/watch/?v=491091729380423&t=1

Marketing