BE nënshkruan marrëveshjen e madhe me ShBA-në për gazin natyror

U.S. President Joe Biden and European Commission's President Ursula von der Leyen shake hands after speaking about steel and aluminium tariffs, on the sidelines of the G20 leaders' summit in Rome, Italy October 31, 2021. REUTERS/Kevin Lamarque

SHBA dhe BE kanë nënshkruar një marrëveshje të madhe për gazin natyror të lëngshëm, në një përpjekje për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia ruse.

Marketing

Marrëveshja do të bëjë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub gaz natyor -të njohur si LNG deri në fund të vitit, raporton BBC.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftuan të premten një grup pune të përbashkët në një përpjekje për të larguar Evropën nga varësia e saj nga nafta dhe gazi rus.

Paneli, i kryesuar nga përfaqësues nga Shtëpia e Bardhë dhe Komisioni Evropian, do të synojë të gjejë furnizime alternative të gazit natyror të lëngshëm dhe të reduktojë kërkesën e përgjithshme për gaz natyror.

Shtetet e Bashkuara do të punojnë drejt furnizimit të Evropës me të paktën 15 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm në vitin 2022, në partneritet me vendet e tjera, tha Shtëpia e Bardhë.

Varësia e Evropës nga gazi dhe nafta ruse ka rezultuar një pikë e madhe pengese në përpjekjet perëndimore për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë. Ndërsa SHBA-ja ndaloi importet ruse të energjisë, Evropa e kishte shumë më të vështirë të ndërpresë furnizimet e saj.

Grupi do të punojë gjithashtu drejt reduktimit të emetimeve të gazeve serrë duke ulur emetimet e metanit dhe duke përdorur energji të pastër.

Marketing