Real Madridi dhe Barcelona ‘në luftë’ për Kylian Mbappe

Barcelona do ta rivalizojë Real Madridin në garën për lojtarin e Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Marketing

E ardhmja e Mbappes gjithmonë përflitet, pavarësisht se a është afati kalimtar i hapur apo jo.

Viteve të fundit francezi është i lidhur ngushtë me transferimin e tij te Real Madridi, pasi si fëmijë ai ishte tifoz i ‘Mbretërve’.

Kanë kaluar disa vite dhe Real Madridi ende nuk po arrin ta transferojë lojtarin në ekip, transmeton lajmi.net.

Në fund të këtij sezoni, Mbappe do të jetë i lirë, pasi i skadon kontrata me Paris Saint Germain, por e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.

Përveç Real Madridit, në garë për lojtarin është futur së fundmi edhe rivali më i madh i tyre, Barcelona.

Sipas gazetës franceze ‘L`Equipe’, presidenti Joan Laporta, ka filluar të bëjë gjithçka që mundet për ta joshur Mbappen për të kaluar te Barca.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se a do të transferohet më në fund te Real Madridi, apo do të shkojë te Barcelona.

Marketing