Bardhi: Klubi vendos , por unë dua të qëndrojë këtu

Skuadra e Levantes dhe Enis Bardhi janë shumë afër për të siguaruar mbijetesën në La Ligën e Spanjës. Mesfushori i Maqedonisë së Veriut ka disa oferta konkrete, por dëshira e tij është që të qëndrojë në Levante edhë një vit. “Klubi do të vendos , por dëshira ime është që të qëndrojë edhe një sezon te Levante. Është shtëpia ime dhe nuk mendojë për largim. Besojë që të kemi një përfundim pozitiv, pasi që këtë e meritojmë në bazë të lojës që e kemi prezantuar,” tha mes tjerash Bardhi për mediat spanjolle. Të dielën , skuadra e Levantes , në transfertë do të përballet me Xhironën, në një takim që mund të vendos fatin e mbijetesës.

Marketing
Marketing