Përfaqësuesja e Maqedonisë do të përballet me Slloveninë pa Enis Bardhin, i cili sot lëndoi muskulin e këmbës në stërvitjen e Levantes. Lajmet e para nga Spanja thonë se Bardhi do të pauzojë së paku 3 javë dhe nuk do të jetë gati për paraqitjen më 10 tetor, kundër Sllovenisë në Shkup dhe sfidën më 13 tetor, në Varshavë ndaj Polonisë. Ndryshe Bardhi qëndroi në pankinë në sfidën e fundit ndaj Eibarit, ndërsa sot ka ndjerë shimbje të mëdha në stërvitjen e mëngjesit. Kjo është brengë shtesë për trajnerin e Maqedonisë, Igor Angelovskin, i cili më parë ka marë lajmin se në sfidën me Slloveninë do të mungojë mbrojtësi Darko Velkovskin.