Mesfushori i Interit, Nicolo Barella nuk do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Cagliarit.
Barella mori karton të verdhë ndaj Sassuolos dhe ka arritur kuotën e kartonëve të lejuar dhe tani është suspenduar për një ndeshje.
Në 29 ndeshjet e këtij sezoni, italiani ka luajtur në 27 dhe ka hyrë nga banka në dy tjera.
Ai është njëra nga figurat kryesore të Interit në luftën për Scudetto.