Baret dhe restorantet pritet të punojnë deri në orën 23:00

Nga data 21 e këtij muaji, objektet gastronomike do të punojnë me orar të ri, më të zgjatur të punës. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi vlerëson se kafenetë, baret dhe restorantet duhet të jenë të hapura deri në orën 23:00, por Komisioni për sëmundje infektive do ta thotë fjalën e fundit.

Marketing

Për momentin, autoritetet nuk janë duke punuar në hartimin e protokolleve të reja për punën në këtë industri. Dhjetë ditë para Vitit të Ri, qeveria vendosi të kufizojë orarin e punës së restoranteve deri në orën 18:00, që të shmangen festimet grupore, të cilat, sipas organeve shëndetësore, do të rrisnin rrezikun e transmetimit të virusit.

Masat ekzistuese janë të vlefshme deri më datën 21 të këtij muaji. Në përputhje me të gjitha të dhënat që kemi si Qeveri dhe brenda shtabit të krizës, është planifikuar të zgjatet orari i punës. Ekzistojnë disa opsione, mendoj se më datë 21 të këtij muaji, kur do ta kemi edhe shtabin e krizës, do t’i informojmë me kohë të gjitha objektet gastronomike- deklaroi Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

Marketing