Barrikada të reja në veri, raportohet për disa policë të bllokuar

Gjatë ditës së sotme është vendosur edhe një barrikadë e re në veri të Mitrovicës. Janë vendosur barrikada nëpër fshatrat Kamenicë dhe Vuçë të komunës së Leposaviqit. Ndërsa raportohet se edhe janë bllokuar policët të cilët janë në kërkim të një rruge për dalje.

Marketing

Pak para orës 12, disa xhipa, në të cilat kishte zyrtarë specialë të Policisë së Kosovës, janë nisur drejt Leposaviqit nga drejtimi i Mitrovicës në rrugën lokale nëpër fshatrat Kamenicë sipas Kosovo Online.

Pamje të barrikadave të reja në Mitrovicën Veriore

Serbët ngritën menjëherë disa barrikada dhe nuk i lanë të kalonin, pas së cilës forcat speciale u kthyen shpejt.

Në dy vende janë vendosur barrikada dhe janë bllokuar të gjitha drejtimet rrugore për në Leposaviq. Sipas tyre njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë ende në kërkim të rrugës për të kaluar rrugën e Leposaviqit dhe më tutje drejt Jarinjës, dhe ato sigurohen nga Eulex dhe KFOR.

Marketing