Baseli, qyteti që do ta presë Eurovisionin e vitit 2025

Qyteti i tretë më i populluar i Zvicrës do të presë edicionin e 69-të të festivalit të madh të këngës evropiane, Eurovision Song Contest.

Marketing

Baseli është zgjedhur sot qyteti nikoqir i Eurovisionit për vitin 2025, pas një gare mes qyteteve të tjera të Zvicrës, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, është bërë e ditur se Eurovisioni i vitit të ardhshëm do të mbahet në datat 13, 15 dhe 17 maj.

Kujtojmë se Zvicra fitoi Eurovisionin këtë vit me këngën “The Code” nga këngëtari Nemo.

Marketing