Basha: 30 qershori, hap fatal

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha në një dalje për mediat në orët e vona të së premtes tha se 30 qershori është një hap fatal politik i regjimit kriminal të pushtetit. 30 qershori tha Basha është kthyer në varrezën politike të Edi Ramës, i cili kërkon viktima për të mbajtur pushtetin.

Marketing

“Pasnesër është 30 qershori, është dita kur Edi Rama do të kryeje aktin e fundit politik të regjimit të tij para rrëzimit. 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende, votimet farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 qershori nga një garë politike është kthyer në varrezën politike të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë që ne mund ti japim oksigjen kësaj kufome politike, kjo është dhuna. Edi Rama po kërkon viktima që ti përdorë ato për të justifikuar apo mbajtur pushtetin.

Por ne nuk do lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike.Ndaj ju ftoj të mos biem pre e provokimeve të edi ramës, refuzojeni Edi Ramën, braktisen Edi Ramën, mos ju përkulni presionit të tij për të dalë në farsën e të djelës. Denonconi gjithçka që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, mashtrimin, mbi të gjitha le të jemi bashkë në 30 qershor për të ngritur zërin si qytetarë të denjë evropianë. Ne jemi shumica, ne jemi forca”, tha Basha.

Marketing