Basha në Parlamentin e Britanisë: Shqipëria ndodhet në krizë të rrezikshme

Gjatë vizitës së punës në Londër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron u prit nga kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin e Britanisë, Tom Tugendhat.

Marketing

Në këtë takim, sipas zyrës së shtypit të PD-së, lideri i opozitës e ka konfirmuar angazhimin e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar për një zgjidhje politike të krizës që do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme, duke ndarë politikën nga krimi, duke i zgjidhur duart drejtësisë që të vërë para ligjit politikanët e përsfshirë në shitblerje votash me krimin e organizuar si dhe afera të tmerrshme korruptive.

“Reformë e thellë politike për fuqizimin e rolit të qytetarit sipas praktikave më të mira të vendeve demokratike perëndimore është angazhimi ynë”, ka deklaruar Basha.