Kreu i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha një ditë pas protestës së opozitës ka dhënë mesazhin e tij për qytetarët.
Basha shkruan në Facebook se pas anullimit të zgjedhjeve beteja e tyre do të vazhdojë në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane.
Reagimi i Bashës:
Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm.