Basha pas takimit me aleatët: Rrezikohet gusht i pastër shteti

Pas takimit me aleatët e tij, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se vendi rrezikohet nga një grusht shteti.

Marketing

Në një deklaratë për mediat, kryeopozitari theksoi se mazhoranca po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese me anë të një grushti të pastër institucional.

Sipas Bashës, kjo nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë.

“Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të mazhorancës në Gjykatën Kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa ta tillë, se do të ndeshen me bashkim më të madh dhe rezistencën e qytetarëve (mazhoranca).”, tha Basha.