Basha për REL: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.

Marketing

“Kriza politike ka tre dimensione, kapjen e gjithë pushteteve në një dorë, ajo që njihet si autokraci. Publikimet më të fundit të Bild dëshmojnë se kemi shkrirjen e krimit partisë në pushtet dhe institucionet në një. Zgjidhja nuk mund të kalojë me marrëveshje dhe thjesht me pazar mes palëve. S’mund të ketë zgjidhje pa drejtësi, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve që bashkë me kriminelë kanë vjedhur zgjedhjet e kanë ngritur një qeveri ilegjitime”,- shprehet Basha.

Zoti Basha ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm “hedhje hi syve” të qytetarëve.