Pas më shumë se një muaji, Partia Demokratike i është kthyer mbledhjeve normale në selinë e partisë.
Top Channel ka mësuar se procesi zgjedhor në PD si dhe aktualiteti politik ishte fokusi kryesor i diskutimit që u mbajt me dyer të mbyllura në selinë e PD-së.
Burimet bëjnë me dije se në këtë mbledhje, kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se “vendi është në kolaps total” dhe ka shtuar se “PD-ja do të vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve”.
“Ne do të përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sesa mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, është shprehur Basha.
Gjithashtu, kreu i PD-së ka theksuar se “Prokuroria nuk e ka arrestuar Gjushin, edhe pse kjo gjë është sugjeruar nga grupi hetimor”.