Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria është marrë peng nga Rilindja.
I ftuar në emisioni ‘Zonë e Lirë’, Basha u ka bërë thirrje socialistëve që edhe ata ti bashkohen opozitës dhe shqiptarëve të ndershëm që të shpëtojnë Shqipërinë, por edhe PS-në e marrë penga nga bandat.
‘Kjo e keqe bie sepse sot përfaqësohet nga një grup i vogël njerëzish. Janë shumë pak dhe janë kundër shumicës së shqiptarëve. Më ke dëgjuar të flas për organizatën kriminale të Rilindjes, e kam fjalën për këtë grup që ka kapur parinë Socialiste, dhe nëse nuk reagojnë socialistët atëherë ata do ta marrin përgjithmonë PS-në’, deklaroi Basha./SYRI.net