Basha: Votoni sot, besoni tek Shqipëria dhe besoni tek vetja juaj

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka votuar sot bashkë me vajzën e tij Dafina, e cila iu drejtua kutive të votimit për herë të parë.

Marketing

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë të dalin të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Të gjithë qytetarëve shqiptarë u bëjë një thirrje t’u drejtohen kutive të votimit për të ushtruar një të drejtë që është luftuar kaq shumë dhe sakrifikuar kaq shumë të drejtën për të zgjedhur me votën qeverinë, parlamentin dhe deputetët që ju përfaqësojnë”.

“E kam këtë ftesë në veçanti për brezin e ri në këtë ditë shumë të veçantë për mua kur vajza ime e madhe, Dafina voton për herë të parë, i drejtohem brezit të ri t’iu them që sot e keni një të drejt shumë të çmuar për të ushtruar, dilni nga shtëpitë dhe rezervoni pak që të shkoni të votoni për të drejtën tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj, besoni tek Shqipëria, besoni tek vetja juaj, besoni tek e ardhmja”, ka thënë Basha.