Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti nga e shtuna me 14 dhjetor dhe deri të shtunën e javës tjetër me 21 dhjetor, do të realizon vizita në shumë vendbanime të Gostivarit.
Me moton “Bashkë për Europë”, z. Ahmeti do të realizon takime informative me qytetarët e Gostivarit, duke filluar nga Çegrani dhe duke e përmbyllur me Forumin Rinor – FR.
Agjenda dhe informimi për takimet që do t’i realizojë Lideri z.Ali Ahmeti me qytetarët në Gostivar, ishin në fokus të mbledhjes së mbajtur sonte me kryesinë, drejtuesit e Këshillave Vendore, këshilltarët komunal, zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit të përgjithshëm nga dega e Gostivarit.