Chollet nesër në Shkup, do të pritet nga Kovaçevski

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet nesër do të qëndrojë në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me të cilin do të bisedojë për disa çështje, ndër të cilat energjetika, ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit.

Marketing

Delegacioni i kryesuar nga Shole do të pritet para pllajës së Qeverisë.

Qëllimi i vizitës së Sholes në Ballkanin Perëndimor, siç paraprakisht bëri të ditur Departamenti i Shtetit, është që ta theksojë përkushtimin e përhershëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Vizita e tij në vend është në kuadër të turneut ballkanik, gjatë të cilit do t’i vizitojë edhe Kosovën dhe Serbinë

Marketing